Rexhepi -Selami: Të përkushtuar për shërbime më efikase për qytetarët

Zv/drejtori i DAP Abdulselam Selami sot realizoi takim me zv/ministrin e transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi. Në fokus të takimit siç njofton Selami në fejsbuk ishin çështjet që i tangojnë këto dy institucione,shkëmbimi i  ideve si  dhe përvojat  që kanë të bëjnë me shërbimet efikase për të mirën e qytetarëve.
Postimi i plotë i Selamit:
Kisha kënaqësinë sot të jem mysafir i mikut tim , z. Bekim Rexhepi, zëv.ministër i Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së.
Në kuadër të takimit të punës biseduam rreth shumë qështje të cilat i tangojnë dy institucionet, duke shkëmbyer ide dhe përvojat tona që kanë të bëjnë me shërbimet efikase për të mirën e qytetarëve.