VMRO –DPMNE–ja e gatshme për të biseduar me të gjitha partitë politike për të fituar mbështetjen e tyre rreth rezolutës që përmban vijat e kuqe maqedonase në bisedimet me Bullgarinë. Ata këmbëngulin në unifikimin e gjitha partive, pasi sipas tyre dokumenti është përpiluar për të bashkuar e jo ndarë dhe ftojnë që i njëjti të mos shfrytëzohet për pazare politike.
“Do të theksoja se jemi të hapur për bisedime me të gjitha subjektet politike, por të qarta janë pozicionet tona. Njëherë i kemi thënë, do ti përsëris edhe njëherë: kjo rezolutë nuk guxon të na ndajë dhe të jetë objekt i pazareve politike, por do të duhet të na bashkojë.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Dimçe Arsovski.