Rikthehet Champions League – sot luhen dy ndeshje

Sonte, më fillim nga ora 21:00, Champions League rikthehet me ndeshjet e para çerekfinale.

Marketing

Liverpool do të udhëtojë në “Estadio da Luz”, ku do të jetë mysafir i Benficas, me “The Reds” dukshëm më favoritë për të triumfuar, të paktën në letër.

Skuadra e Klopp në këtë ndeshje do e nisë me të gjithë lojtarët, ndërsa as te Benfica nuk raportohet për ndonjë mungesë të rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Atletico Madridit që do të luhet në “Ethihad Stadium”. “Citizens” shihen si pretendenti kryesor për fitimin e këtij kompeticioni, por përballë kanë skuadrën e Diego Simeones që është e gatshme për befasi.