Rikthehet Evropa Ligë, kryendeshja Man United – Sevilla

Sot vazhdojnë ndeshjet çerekfinale të Evropa Ligës.
Vëmendja kryesore është në ‘Old Trafford’, aty ku Man United pret Sevilla, transmeton lajmi.net.

Marketing

‘Djajtë e Kuq’ do luajnë për fitore në këtë takim, mirëpo janë pa yllin kryesor Marcus Rashford, i cili është i lënduar.

Pavarësisht kësaj, United janë favorit, sepse Sevilla është në një formë të dobët këtë stinor.

Ndeshje të tjera janë Juventus – Sporting, Bayer Leverkusen – Union Gilloise.

Të tri këto takime zhvillohen nga ora 21:00.

Kurse ndeshja që luhet nga ora 18:45 është ajo në mes Feynoord – Roma.