Rikthehet “Seksi dhe Qyteti”

Njëzet  vite pas ndërprerjes së serialit “Seksi dhe qyteti” rrjeti televiziv HBO rikthen në ekran personazhet e sitkomit të famshëm. Shfaqja origjinale që rrëfente jetën private të katër grave njujorkeze u bë hit në fund të viteve ‘90 dhe në fillim të viteve 2000. Por vetëm tre nga katër personazhet rikthehen për seritë e reja televizive Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis.

Marketing

Kim Cattrall, e cila interpretonte personazhin popullor Samantha, nuk do të shfaqet. Rrjeti amerikan nuk tha detaje përse aktorja nuk është pjesë e kastit sërish.  Sidoqoftë, Cattrall ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me shfaqjen në vitet e fundit dhe në veçanti me aktoren Parker.

Ndërkohë, mësohet se seriali i ri do të përbëhet nga 10 episode gjysmë ore dhe prodhimi do të fillojë në fund të pranverës.

Seriali origjinal “Seksi dhe qyteti”, krijuar nga Darren Star, u bazua në librin e Candace Bushnell të vitit 1997 me të njëjtin emër. Premiera u shfaq në HBO në 1998 dhe vazhdoi për gjashtë sezone deri në 2004.

Kur filloi për herë të parë në ekranet televizive, “Seksi dhe qyteti” u konsidedua si revolucion  teksa katër gra flisnin hapur për dashurinë dhe jetën e tyre seksuale, për të mos përmendur vetë skenat intime.