Ristoska: Reformat nuk do të jenë të plota pa PSP-në

“Shpresoj se kompetencat e PSP-së do të shtrihen edhe më tej në ngjarjet nga korrupsioni i lartë. PSP edhe më tej do të hap hetime. Duhet vendime ligjore për ndryshimin e ligjit që të sigurohet se PSP do të ketë bazë të përhershme për vazhdimin e punës së saj”, thekson prokurorja Lençe Ristoska në konferencën e organizuar nga Instituti për Politika Evropiane, për Kapitullin 23.

Marketing

Ajo tha se ka shumë hetime me elemente ndërkombëtare dhe e gjithë kjo ka ndaluar për marrjen e vendimeve. Risit çka i sjell PSP, është koncepti i ri i grupit të punës dhe qasja shumë disciplinore të hetimeve që ne për herë të parë i kemi promovuar. Ndaj kësaj qasje është e rëndësishme bashkëpunimi me të gjitha institucionet.

Karakteristika themelore e PSP-së është autonomia. PSP i posedon kapacitet e duhura për luftën kundër krimit dhe reformat nuk do të jenë gjithëpërfshirëse nëse nuk përfshihet edhe PSP”, tha Ristoska.
Ristoska informoi se është e kënaqur që 15 aktet e prokurorisë janë miratuar.

Marketing