Rita Ora feston përvjetorin e albumit të parë

Këngëtarja Rita Ora, ka dy albume të nxjerra në treg përgjatë gjithë karrierës.

Albumi i parë “Ora” u publikua në vitin 2012, teksa albumi i dytë i quajtur “Phoenix” erdhi gjashtë vjet më vonë, për arsye se këngëtarja u përball me shkëputje të kontratës dhe probleme të shumta ligjore me ish-labelin.
Rita nuk i harron kurrë datat e shënuara e një ndër to është edhe ajo e publikimit të albumit të saj të parë në karrierë.

Marketing

Ajo së fundmi, ka publikuar në rrjetin social Instagram disa pjesë nga promovimi i albumit tetë vite më parë, duke festuar kështu përvjetorin të këtij projekti.”Urime përvjetorin për albumin që ndryshoi jetën time. Faleminderit për të gjithë ju që keni qenë pjesë e këtij udhëtimi me mua, nuk është ende fundi’, ka shkruar Rita Ora në Instagram.Pjesë e albumit “Ora” janë këngët : “Hot Right Now”, “Shine Ya Light”, “RIP”, “Radioactive”.