Rita Ora mbërrin në Shqipëri, publikon videon nga Tirana

Rita Ora sapo ka mbërritur në Tiranë. Këngëtarja ka publikuar në rrjetet e saj sociale një video ku shfaqet në një nga hotelet e kryeqytetit.

Marketing

“Gjejeni pak se kush bëri promon e parë në Shqipëri!!! Unë!! Shkojmë”- shkruan ajo.

Më 6 shtator, ajo do ngjitet në skenë në Tiranë konkretisht “Skënderbej” në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.

“Kjo është për njerëzit, të gjithë janë të mirëpritur, të sjellim atmosferë të mirë, të kalojmë kohë të mirë. Kam disa surpriza për ju. Ju nuk do të dëshironit t’i humbisnit. Shihemi atje. Ju dua shumë”, thoshte Rita më herët.