Rita Ora pjesë e Eurovizion 2023

Rita Ora do të performojë disa prej hiteve të saj më të mëdha në gjysmëfinalen e Eurovizionit të muajit të ardhshëm.

Marketing

Duke mbajtur rekordin për më shumë këngë në Top 10 në Listat Zyrtare dhe pasi ka grumbulluar 10 miliardë transmetime, Rita do të performojë gjithashtu këngën e saj të re, ‘Praising You’, para miliona njerëzve që do ta shikojnë anembanë globit.

Por edhe shumë artistë të tjerë do të këndojnë në Festivalin e njohur muzikor, përmendim këtu Julia Sanina, e cila do të hapë gjysmëfinalen e parë të këtij viti, duke performuar me grupin e saj The Hardkiss, si dhe artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë, Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka.

BBC tha se Eurovizioni do të simbolizojë se si Mbretëria e Bashkuar është “United by Music”, i cili pritet të jetë edhe slogani i këtij viti për konkursin.

Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin konkursin, duke e bërë atë një nga audiencat më të mëdha televizive në botë.

Kujtojmë se fazat e eliminimit të konkursit do të zhvillohen të martën dhe të enjten, në datat 9-11 maj./

Marketing