RMV/ 40 mijë diabetikë, 3 muaj në vështirësi për furnizim me ilaçe

Lidhja e Organizatave të personave me diabet ka deklaruar se prej tre muajsh këta persona vështirë mund ti sigurojnë ilaçet. Sipas tyre në barnatoret insulin ka, por të njëjtit nuk e japin për shkka të problemeve me shifrat, ndërsa medikamentin tjetër Viktoza e posedojnë vetëm barnatoret e Shkupit.

“Për lentat dhe lacentat deri para një muaje nuk kishte, dhe na është premtuar se do të na jepen për tre muaj, tani ka në barnatoret, por përsëri janë bërë gabime në regjistrimin e tyre në shifrat e regjistrimit, dhe prandaj ato janë në barnatore, por ne nuk mund ti marrim” – tha Kryetari i Kwshillit Organizativ tw Diabetwve, Dimçe Velev.
Për imunizimin e personave me diabet thonë se interesimi tek të njëjtit është I lartë, dhe vaksinohen në bazë të kufizimeve vjetore. Por nga Lidhja e Organizatave të personave me diabet kërkojnë që përparësi ti jepet personave me diabet të tipit 1, pa marrë parasysh moshën.

“Personat me diabet tip 1 ti vendosin në listën e pritjeve më lartë, respektivishtë më shpejt ti thirin në vaksinim dhe kështu më shpejt ta fitojnë imunizimin, sepse ato janë më të rezikuarit” – u shpreh Velev.

Edhe pse vendi nuk posedon listë zyrtare të diabetikëve, mendohet se rreth 120 mijë persona janë të prekur nga diabeti, prej të cilëve rreth 40 mijë janë nën ndikim të insulinës.

Marketing