RMV/ 62 të infektuar, 14 viktima nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2557 teste të kryera 62 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Kështu njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Prej tyre numri më i madh janë nga Shkupi, 33, nga 4 persona të infektuar në Gostivar dhe Strumicë, nga 3 në Prilep, Manastir, Kavadar, Kërçovë, Ohër, 2 në Kumanovë, nga 1 në Kratovë, Koçanë, Veles dhe Tetovë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik janë regjistruar 245 pacientë të shëruar dhe 14 të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19.

Marketing