RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Nga 4.939 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.722 raste të reja, 250 prej tyre ri-infektime.

Marketing

Më shumë se gjysma, apo 1011 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 persona të vdekur.

Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 9 persona me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, që realisht kanë humbur jetën nga 23 janar deri më 5 shkurt.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 7 persona ishin të vaksinuar plotësisht, ndërsa tek 23 janë regjistruar kormobiditete. Të shëruarit në këto 24 orë janë 1.942. Në vend ka aktualisht 12.072 raste aktive