Kërcënon Putin: Nuk matemi dot me NATO-n, por ne jemi fuqi bërthamore

Presidenti Vladimir Putin ka folur lidhur me situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa ka patur dhe një paralajmërim të fortë ndaj vendeve perëndimore.

Marketing

Putin kërcënoi me luftë bërthamore Perëndimin, në rast se futet në një konflikt të armatosur me Rusinë. Pas bisedimeve për rreth 5 orë me Presidentin Emmanuel Macron në Kremlin, Putin tha gjithashtu se do të bënte gjithçka për të gjetur kompromis.

“A e kuptoni apo jo? Nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO dhe vendos të rimarrë ushtarakisht Krimenë, shtetet europiane automatikisht do të përfshiheshin në një konflikt ushtarak me Rusinë. Sigurisht që armatimet dhe potenciali i NATO-s dhe Rusisë nuk krahasohen, dhe ne e dimë këtë. Por ne dimë gjithashtu që Rusia është një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, dhe qëndron para shumë shteteve të tjera sa i përket modernizimit. Nuk do të kishte fitimtarë”,-tha Putin në konferencë për mediat me homologun francez.

Ai i bëri thirrje Ukrainës që t’i përmbahej Marrëveshjes së Minskut, sipas të cilës vendi synon t’i japë fund luftës me separatistët rusishtfolës në krahinën e Donbasit.