Shpërthejnë memet për takimin Macron-Putin në tryezën e madhe (Foto+Video)

Takimi i presidentit francez, Emmanuel Macron dhe homologut të tij, Vladimir Putin është kthyer menjëherë në meme.

Marketing

Macron dhe Putin janë takuar të hënën në një takim për të qetësuar përplasjen mes Rusisë dhe Ukrainës. Por veç rëndësisë së takimin, ajo që tërhoqi vëmendje ishte tryeza ku ata u ulën për të biseduar.

Mes tyre kishte një distancë shumë të madhe, megjithëse dy liderët përdorën kufjet pasi ndihmoheshin në komunikim nga përkthyesit.

Macron udhëtoi drejt Kremlin dhe takimi mes dy liderëve ka zgjatur më shumë se 5 orë.

Por pavarësisht seriozitetit të takimit, shumë njerëz e kanë kthyer takimin e tyre edhe në humor.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë foto dhe video që vënë në dukje distancën e largët mes dy lidëve që janë duke folur për një çështje të një rëndësie të madhe.

“Ka më shumë hapësirë ​​midis Macron dhe Putin sesa midis trupave ruse dhe ukrainase në kufi”,-shkruan një person.

https://twitter.com/i/status/1490798553727479813

Marketing