RMV dhe Kosova zotohen për ndërtimin e stacionit hekurudhor

Ndërtimi i një stacioni të përbashkët hekurudhor mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkëmbimi i përvojave dhe ideve, ndërtimi dhe restaurimi i hekurudhave, janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes NP Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut Infrastrukturë dhe asaj kosovare Infra-Kos.

Marketing

Te dy drejtorët e këtyre institucioneve u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të deritanishëm

“Me këtë memorandum i vëmë në funksion qëllimet për fillimin e projekteve të përbashkëta, për ndërtimin e stacionit të përbashkët ndërkufitar, për përmirësimin e komunikimit dhe posaçërisht në prag të sfidave të reja të cilat nënkuptojnë ndërtimin e linjave të reja hekurudhore, mirëmbajtja e atyre ekzistuese, megjithatë edhe krijimi i përmbajtjeve të reja të cilat mund ti ofrojmë tregut evropian hekurudhor” – tha Drejtori i “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Infrastrukturë”, Hari Llokvenec.

“Ne si dy infrastruktura jemi shumë të interesuara që linjat tona ekzistuese hekurudhore ti modernizojmë dhe të njejtat të shërbejnë për rritjen e transportit të mallrave dhe të udhëtarëve në të dyja drejtimet, duke lidhurkështu të gjithë Ballkanin Perendimor dhe të lidhemi me rrjetin e hekurudhave evropiane” – u shpreh Drejtori i “InfraKOS”, Xhevat Ramosaj.

Drejtori i NP Hekurudha –Insfrastrukturë, Llokvanec siguroi se do të përfundojnë edhe projektet e filluara, si linja hekurudhore Shkup- Lin dhe ajo Shkup-Sofje, me çka do të rritet edhe interesi i qytetarëve për të udhëtuar me trena.