RMV/ Ja kur pritet rritja e rrogës minimale në 18 000 denarë

Gjatë këtij viti , rroga minimale do të rritet në 18 000 denarë- kështu deklaroi ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke potencuar se një gjë e tillë me shumë gjasa do të ndodh në tremujorin e dytë të këtij viti.Kjo është nga kërkesat e sindikalistëve dhe do të jetë temë diskutimi, në takimin e së kësaj të prmte të Shoqatës së Sindikatave të Maqedonisë me përfaqësuesit e qeverisë së re . Sindikalistët kërkojnë rritje graduale të të gjitha rrogave të tjera, ndërsa kanë paralajmëruar se në takim do të flasin edhe për zbatimin e përcaktimeve të reja ligjore për të dielën ditë jo punë, pasi siç theksojnë ata, disa punëdhënës e shkelin këtë rregull. Sindikalistët kanë paralajmëruar poashtu se nëse vërehen lëshime dhe nuk zgjidhen problemet me dialog social do tu bëjnë thirrje anëtarëve dhe punëtorëve për siç e quajnë ata, “grevë të përgjitshme të punëtorëve.”

Marketing
Marketing