RMV në fazën e portokalltë, lirohen nga puna kategoria e rrezikuar e popullatës

Vala e të nxehtit nga sot ka ndezur alarmin portokalli në disa rajone të vendit, nga nesër në fazën portokalli futet I gjithë territori i shtetit. Nga drejtoria për punë hidrometeoroligjike kanë paralajamëruar temperatura deri në 40 gradë Celsius, ndërsa nënvizojnë se në qytet nuk do të ketë temperatura më të ulëta se 30 gradë. Qeveria në seancën e fundit rekomandoi që gratë shtatëzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna prej sot deri të dielën më 23 qershor.

Marketing

“-Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, gjegjësisht: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet;
– Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) mos praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mos nxirren jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria rekomandon më tej që njësitë për vetëqeverisje lokale dhe qendrat për çështje sociale të ofrojnë ndihmë për personat në nevojë.

“-Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehë;
-Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të rregulloreve ligjore të kësaj fushe”, thonë nga Qeveria.

Rekomandimet e Qeverisë erdhën pas alarmimeve të drejtorisë për punë hidrometeorologjike dhe rekomandimeve të institutit të shëndetit publik, dhe kanë për qëllim uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta. /