RMV,Kovid 19/ Shërohen 48 persona, infektohen 28

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të kuruar. Prej tyre, 6 pacientë kanë qëndruar në spital ndërsa 42 të tjerë janë shëruar në kushte shtëpiake. Pacientët e shëruar të cilët trajtuan sëmundjen në kushte shtëpiake janë regjistruar në : Kumanovë -1, Manastir -1, Shkup-19, Tetovë -16, Shtip-1, Radovish -4. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 272.

Marketing

Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1269. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2. Gjatë 24 orëve të fundit, një 54 vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë në Spitalin “8 shtatori”. Viktima ishte pranuar në spital më 9 prill në gjendje të rëndë shëndetësore. Me rastin e fundit numri i të vdekurve në vendin tonë shkon në 56.