Romano: Alaba nënshkruan kontratë me Real Madrid në maj

13:46 | 29 Prill 2021

Marketing

Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se David Alaba do të nënshkruajë kontratën me Real Madridin në muajin maj.

Romano ka qenë njëri ndër të parët që ka raportuar për këtë transferim dhe ai pritet të zyrtarizohet këtë muaj, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘twitter’, Romano ka thënë se Alaba do të bashkohet përfundimisht me ‘Los Blancos’ sezonin e ardhshëm.

“Nuk ka qenë asnjëherë në dyshim e ardhmja e tij, Reali ka qenë gjithnjë skuadra që ka kryesuar garën për të nënshkruar me austriakun”, ka thënë Romano.

Ai madje shtoi në fund se muaji maj do të jetë muaji kur zyrtarizohet përfundimisht e ardhmja e tij./Lajmi.net/