Lukaku po vazhdon shkëlqimin me fanellën e Inter.
Romelu Lukaku ka shënuar edhe golin e tij numër 31 këtë edicion me fanellën e skuadrës së Inter.
Sulmuesi belg ka arritur të gjejë golin në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen, për të çuar rezultatin në 2:0.
Me këtë gol, Lukaku ka bërë atë që asnjë sulmues nuk e ka bërë më parë në historinë e Ligës së Evropës/ Kupës UEFA.
Lukaku ka shënuar në ndeshjen e nëntë radhazi në këtë kompeticion.
Kujtojmë se rezultati zhbllokohej nga Nico Barella, kurse Kai Havertz më vonë shënoi për 2:1. Ndeshja po luhet akoma dhe është vetëm pjesa e parë.