Ronaldo bie në sexhde pas fitores?

Al Nassr i yllit portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme përballë Al Shabab, duke ngelur ende në garë për titullin kampion në Arabinë Saudite.

Marketing

Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores e që në fakt ishte një gol tepër i bukur nga jashtë zonës së rreptësisë.

Ajo që ka marrë vëmendjen e opinionit në mbarë botën janë pamjet e pas ndeshjes kur duket se si Ronaldo ulet me fytyrë në fushë, që simbolizon “sexhden” për myslimanët.

Në fakt, në videon që mund të shikoni më poshtë, vërehet se shokët e skuadrës e ngacmojnë dhe duket sikur e shtyjnë për të rënë në sexhde, ndërsa Ronaldo ulet për një moment. Pas aktit të “sexhdes”, shokët e duartrokitën. Se a e bëri me vetëdije apo vetëm sa për t’ua bërë qejfin shokëve, kjo mesiguri do të jetë temë në ditët në vijim.

Marketing