Ronaldo ia siguron fitoren e parë Portugalisë, Maroku përshëndetet nga Botërori

Goli i hershëm i Cristiano Ronaldos ka mjaftuar që Portugalia ta mposhtë një Marok shumë dominues në ndeshjen e saj të dytë në Kupën e Botës 2018 të mërkurën.

Marketing

Ronaldo e vazhdoi aty ku e kishte lënë ditë më parë kundër Spanjës, duke e tundur rrjetën e Marokut me një goditje të bukur me kokë pas vetëm katër minutave lojë, raporton Gazeta Express.
Goli i Ronaldos, i katërti në dy ndeshje deri më tani në Botërorin Rusia 2018 mjaftoi për t’ia garantuar tri pikë të plota Portugalisë, e cila tani merr kryesimin e Grupit B me katër pikë.

Maroku e dominoi Portugalinë në posedim të topit dhe me raste të krijuara, por i mungoi gjëja më e rëndësishme, finalizimi.

Younes Belhanda pati rast të mirë pas një ore lojë por dështoi të realizojë.
Rastet më të mira për Marokun i pati mbrojtësi Mehdi Benatia, i cili dy herë nuk a rriti ta gjente portën nga një largësi prej gjashtë metrave.

Maroku tani përshëndetet nga Kupa e Botës pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para.
Portugalia i prin grupit me 4 pikë, duke lënë Spanjën dhe Iranin prapa me nga 1 pikë, ndërsa Maroku mbetet e fundit pa pikë.

Marketing