Ronaldo nesër pritet të debutojë me Al-Nassr, kundër PSG-së së Messit

Cristiano Ronaldo së shpejti do të bëjë debutimin e tij në Arabinë Saudite kur të dalë në fushë për Al-Nassr në Ligën Pro, pas lëvizjes së tij të bujshme në Lindjen e Mesme.

Marketing

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u prezantua zyrtarisht para mijëra fansave në Mrsool Park më 3 janar, pasi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare nga e cila portugezi do të fitojë rreth 200 milionë euro në vit.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit ka sinjalizuar synimin e tij për të lënë gjurmë duke ndihmuar klubin e tij të ri të arrijë sukses dhe ai shprehu dëshirën për të luajtur sa më shpejt të jetë e mundur.

Hera e parë që Ronaldo do të jetë në dispozicion për Al-Nassr është ndeshja e 22 janarit kundër Al-Ettifaq në Ligën Saudite Pro. Megjithatë, nuk do të jetë debutimi i Ronaldos në Arabinë Saudite, pasi nesër, Ronaldo do të jetë kapiten i ekipit të yllit të Riadit në një miqësore kundër Lionel Messit dhe Paris Saint-Germain. Ndeshja do të luhet nga ora 18:00.

Ashtu siç pritej, legjenda portugeze do të mbajë numrin 7 në fanellën e tij, duke vazhduar një traditë që ka ndjekur te Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.