Ronela vidhet në Londër, ‘shterrojnë’ paratë në kartelat e saj bankare

Këngëtarja Ronela Hajati është përballur me një situatë të pakëndshme në Londër.

Me të mbërritur, asaj i është vjedhur kuleta me të gjitha paratë dhe kartelat e kreditit.Ronela ka ndarë foton e saj të fundit e ‘lumtur’ në Londër ku mes tjerash shprehet:

Marketing

“Fytyra ime e fundit e lumtur para se të vidhesha dje në Londër”.

Në një tjetër “story”, këngëtarja ka treguar se me kartelën e saj veçse ishin bërë blerje kur e bllokoi.

“Më duhet të shkoj në Spanjë. Jam ende në shok dhe po, shkova në stacion të policisë dhe gjithçka tjeër. Po edhe kartat i bllokova por ishte vonë, kishin bërë dhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pa fund”, shton Hajati.