Rrëfehet rusi i kapur rob: Komanda më urdhëroi të gjuaj civilë

Një komandant rus i kapur nga ukrainasit tregoi se ai u urdhërua të gjuajë civilë si pjesë e një grupi që u dërguan për të pushtuar Kharkivin, trasnmeton Gazeta Metro.

Marketing

Burri, një drejtues toge në ushtrinë ruse sipas autoriteteve ukrainase, tha se Vladimir Putin kishte urdhëruar trupat të pushtonin qytetin e Kharkiv përpara se të përparonin dhe të kapnin qytete të tjera të Ukrainës.

Ushtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, tha se atyre iu tha të ‘hapnin zjarr’ mbi popullatën civile në Kharkiv, pasi ata zbarkuan në Ukrainë në fillim të pushtimit rus më 24 shkurt, shkruan Daily Mail.

“Kishte një komandë për të pushtuar qytetin e Kharkiv, për të pushtuar të gjitha rrugët, për të bllokuar daljet e civilëve dhe për të pushtuar qytetin”, tha ushtari, i cili u kap nga forcat ukrainase pas një shkëmbimi zjarri, në një video të publikuar nga Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës.

Kur u pyet se çfarë detyrash të tjera iu dhanë trupave ruse kur ata hynë në Ukrainë, ai tha: “Ne kishim leje të hapnim zjarr në komandë dhe mbi të gjithë banorët e qytetit”, duke shtuar se kishte një urdhër për të qëlluar civilët.

Edhe dy javë pasi Rusia filloi pushtimin e saj barbar, Kharkiv është ende nën kontrollin e Ukrainës. Por qyteti është ende duke u goditur rëndë nga forcat ruse përreth, me forcat lokale që raportojnë zjarr artilerie./gazetametro.net