Rrëmbyen dhe dhunuan një 17-vjeçare, arrestohen 2 të rinj

Dy të rinj janë arrestuar në Kavajë, pasi rrëmbyen një vajzë 17-vjeçare dhe e dhunuan atë fizikisht.  Policia bën me dije se janë vënë në pranga A. D., 23 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Peqin.

Marketing

Të rinjtë, ditën e djeshme i kanë hequr lirinë 17-vjeçares duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim,  ku dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti)”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.