Rreth 15 mijë qytetarë të RMV-së janë vaksinuar në Serbi

Rreth 15.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, deri tani, janë vaksinuar në Serbi – ka njoftuar Ministri serb I Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Venko Filipçe, I cili sot viziton Institutin “Torllak” në Serbi, vendin ku prodhohen vaksinat anti-covid.

Marketing

Ministri serb Lonçar paralajmëroi se ekziston mundësia që personat që janë vaksinuar në Serbi, dozën e dytë ta marrin në vendin ku janë injektuar me dozën e parë.

ZLATIBOR LONÇAR – MINISTËR I SHËNDETËSISË, SERBI

“Mund të dakordohemi, në bazë të evidencës, nëse është më lehtë që ato doza t`ia dorëzojmë Maqedonisë së Veriut dhe atje të organizohet vaksinimi. Kemi më pak se 12 javë ta dakordojmë këtë. Megjithatë, mbetet mundësia që ata të marrin dozën e dytë këtu në Serbi”

Ministri Filipçe tha se Instituti për virologji, vaksina dhe serume “Torllak” në Beograd, në periudhën e ardhshme do të jetë partner strategjik I Maqedonisë së Veriut në procesin e furnizimit me vaksina anti-covid. Ai bëri të ditur se janë gjasat e mëdha që kjo vaksinë të bëhet sezonale.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Vaksinimi dhe situata rreth pandemisë ishin prioritetet gjatë bisedimeve. Ka shumë gjasa që kjo pandemi nuk do të ndalet tërësisht dhe sipas të gjitha gjasave kjo vaksinë do të bëhet sezonale duke marrë parasysh përvojat dhe problemet që I ksihim gjatë furnizimit me vaksina, në këtë mënyrë do t`I tejkalojmë problemet”

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe në shenjë falënderimi për shkak të donacionit të vaksinave nga Serbia, nga Beogradi, zyrtarisht bëri të ditur se qytetarët serbë, gjatë periudhës nga 15 Qershori deri më 15 Gusht, do të lirohen nga pagesa e taksave rrugore në Maqedoninë e Veriut.