







Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, kanë dërguar apel deri te qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit në disa akse rrugore për shkak të shembjeve nga gurët.
Bëhet fjalë për aksin rrugor Dellçevë – Koçan, Dellçevë – Pehçevë dhe Dellçevë – Dellçevë e epërme.
“Rekomandohet kujdes në vozitje, respektim i sinjalizimit rrugor dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugës”, thuhet në njoftim.