“Si rezultat i rënies së ujit nga rezervuari Kakhovka, ekziston rreziku i dështimit të sistemeve të ftohjes së termocentralit bërthamor të Zaporizhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Kjo mund të nënkuptojë një skenar të mundshëm të Fukushimës në në mes të kontinentit të Evropës për shkak të Rusisë”.
Kjo ide është mbështetur nga Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës, Ruslan Strilets, në një përditësim në Facebook. Sipas ministrit, gati 5 milionë ukrainas nuk kanë akses në ujë të pijshëm dhe 70% e popullsisë mund të mbetet pa këtë burim për shkak të bombardimeve ruse.