Rritet numri i kompanive të falimentuara, Turkeshi: Borxhet dhe taksat vështirësojnë funksionimin

Numri kompanive që falimentojnë në vend gjithnjë e më shumë është duke u rritur. Sipas raportit të fundit të publikuar nga Banka Pupullore, në vitin 2017, numri i kompanive të falimentuara është rritur në 3.2 për qind, në krahasim me vitin e mëparshëm që ishte 2.1 për qind. Sipas njohësve të biznesit, shkaqet që çojnë kompanitë në falementim janë të shumta, shkaqet më të shpeshta që paraqiten janë likuiditeti i dobët që pamundëson kthimin e borxheve si dhe taksat e larta.

Marketing

“Shumë bizenese po përballen me vështirësi të mbijtesës. Pra shohim nga njëra anë taksat po rriten, nga ana tjetër konkurenca po bëhet gjitnjë e më e ashpër. Të gjitha këto po ushtrojnë presion mbi biznesnet egzistuese, por në të vërtetë sa ne biznesmet dhe analistët në të njejtën kohë mund ta menaxhojnë dhe të flasin për këtë problem kaq të madh siç është falimentimi. Shumë pak persona kur I futen biznesit e mendojnë çështjen e falemintimit”, tha Neritan Turkeshi, profesor universitar.

Sipas tij falemintimi i ndërmarjeve vazhdon të jetë problem edhe në nivel global, por se shton që gabimet më të mdhaja që bëjnë sipërmarësit është që çështjet që janë të ndjeshme siç është falemintimi, masat preventive ti marrin me kohë dhe të mos bëjnë rezistencë të gabuar që i shpie vetëm në humbje. Turkeshi fton qeverinë për të vazhduar të mbështes bizeneset por duke i’u dhënë edhe më shumë përparësi bizneseve të vogla dhe të mesme që shihen si pjesa më e rëndësishme e ekonomisë.

“Shohim që disa kompani kanë marrë disa beneficione nga shteti, dhe është mire që të vazhdohet me këtë praktikë, por nuk duhet të merret për bazë vetëm bilanci I gjendjes faktike, por këtu duhet ti’u jepet rëndësi edhe ndërmarjeve të vogla në përgjithësi pasi që siç e dimë motor kryesor I ekonomisë së vendit është menaxhimi i mirë i bizenseve të vogla dhe të mesme”, tha Turkeshi.

Gjatë vitit 2017, nëse shihet përmes shkallës së ndryshimit vjetor të subjekteve të sapoformuara ekonomike, ka një reduktim të vogël poashtu edhe të inicitiave të reja sipërmarrëse./TVM2

Marketing