Rrogat e arsimtarëve, SASHK: Nëse nuk realizohen kërkesat do të ketë grevë

Pas pas rritjes së pagës minimale duhet të ketë rritje edhe të pagave të mësimdhënësve thonë nga SASHK. Ata janë në pritje të fillimit të negociatave me Ministrinë e Arsimit për të debatuar mbi këtë temë. Numri një I sindikatës Jakim Nedellkov potencon se nëse kërkesat etyre nuk realizohen shqyrtohet mundësia për grevë.

Marketing

“Presim që menjëherë të fillojmë me negociatat me Mashin dhe në bazë të ligjit për pagë minimale duhet të harmonizohen pagat në veprimtaritë arsim dhe shkencë dhe mbrojtje fëmijërore me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Presim negociatat të përfundojnë më së voni më 15 mars dhe më pas do të kemi hapsirë të përgadisim rrogën me koeficientin e ri. Nëse eventualisht nuk pranohen kërkesat tona do ti përdorim mjete sindikale siç është organizimi i grevës por atë që e kërkojmë ne është e bazuar në ligjin për pagë minimale i cili thotë se pagat duhet të harmonizohen dhe nuk shoh arsye se pse të mos ndodh kjo.”, tha Jakim Nedellkov, kryetra i SASHK-ut.

Mungesa e marrëveshjes kolektive në arsim ka sjell deri te kjo situatë, andaj sinidikati duhet të jetë i vendosur për realizimin e këkesave të mësimdhënësve thonë nga Shoqata e Arsimtarëve shqiptar.

“Vërejtjet më të mëdha i kam deri te sindikata nëse hyhet në grevë le të rrihet në grevë deri sa të realizihen kërkesat tona. Në marveshjen kolektive të përfshihen të gjitha kërkesat e arsimtarëve dhe me automatizëm me koeficientin i cili është i paraparë për mësimdhënësit rroga minimale 18 mij denarë tregon vetvetiu sa duhet të jetë rroga e arsimtarit. Sindikati ka bë gabim sepse kemi arsimtar që udhëtojnë 50 km rrugë dhe nuk ju mbulohen harxhimet dhe shumë e shumë kërkesa tjera.”, tha Samet Jahiu nga SHASH -Kumanovë.

Ditë mëparë Ministri I Arsimit Jeton Shaqiri tha se bojkoti nuk do të ishte i mirëseardhur për askënd. Ai është i pajtimit që duhet të rriten pagat, se do të fillohet me negociata dhe se është optimist se do të aarihet zgjidhje pa konkretizuar se kur do të ndodh një gjë e tillë.