Rusi, adoleshenti hedh veten në erë në zyrat e shërbimit sekret

Një shpërthim i regjistruar në një ndërtesë të Shërbimit Informativ rus, FSB, në qytetin portual verior Arhangelsk, kategorizohet nga autoritetet si akt terrorist.

Marketing

Në hyrje të ndërtesës, një 17-vjeçar nxori nga xhepi një mekanizëm, i cili më pas shpërtheu në duart e tij. Në këtë incident u plagosën 3 punonjës të FSB-së.

Komiteti Shtetëror i Hetimeve ka nisur procedurën hetimore për terrorizëm dhe zotërim të lëndëve shpërthyese. Sfondi për këtë ngjarje mbetet i paqartë. I riu hyri në mëngjes në ndërtesën e FSB-së. Eksplozivi shpërtheu në hyrje, kaq është gjithçka që u bë e ditur.

Adoleshenti thuhet se është një banor i qytetit portual. Pas incidentit, masat e sigurisë janë shtuar në të gjitha ndërtesat publike.

Një tjetër atentat i ngjashëm, kundër një zyre të FSB-së, është regjistruar në prill të vitit 2017, në Siberinë Lindore. Një person i armatosur vrau atëherë dy vetë dhe më vonë përfundoi edhe vet i vrarë. Përgjegjësinë për aktin asokohe e mori organizata terroriste e Shtetit Islamik.

Marketing