Rusi, zjarr në nëndetëse, 14 veta humbin jetën

Për shkak të një zjarri në bordin e një nëndetëseje kërkimore të ushtrisë ruse në Veriun e Madh rus, kanë vdekur 14 marinarë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, duke ringjallur kujtimin e tragjedisë së nëndetëses “Kursk” në vitin 2000, që ka lënë mbresa të forta në vend. Autoritetet nuk kishin reaguar mbrëmjen e djeshme, si edhe ushtria ka dhënë shumë pak detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi të hënën në një nëndetëse të mistershme, me qëllim studimin e mjedisit detar dhe të fundit të oqeaneve. Sipas Ministrisë së cituar nga agjensitë ruse, 14 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të helmimit të menjëhershëm, pas zjarrit. Incidenti u vu nën kontroll dhe nëndetësja ka hyrë tashmë në portin e saj, gjë që do të thotë se ka pasur të mbijetuar.

Marketing