Rusia lanson vaksinën e dytë kundër Covid-19, thotë se nuk ka efekte anësore

Rusia është afër lansimit të vaksinës së dytë kundër Covid-19, e cila “shmang efektet anësore të vaksinës së parë”.

Mjeti i ri shërues vjen nga një fabrikë për kërkime të armëve biologjike sovjetike në Siberi, njëherësh edhe institut udhëheqës botëror për virologji, shkruajnë mediet e huaja.

Marketing

Testimet klinike të vaksinës së dytë të Rusisë, e emërtuar EpiVacCorona do të jetë gati në shtator. Prej 57 vullnetarëve, asnjë nga ta nuk raportuan efekte anësore, sipas shkencëtarëve.

“Të gjithë vullnetarët e përfshirë ndihen mirë. Deri më sot, vaksinimi i parë u administrua në 57 vullnetarë”, tha mbikëqyrësi kryesor i shëndetit të Rusisë, Rospotrebnadzor.

Vullnetarët janë shtruar në spital për 23 ditë pasi iu nënshtruan testeve, raportoi Interfax.

Rusët shpresojnë ta regjistrojnë atë deri në tetor dhe në prodhim deri në nëntor.