Rusia ndalon importin e pjeshkave nga Maqedonia

Rusia ka vendosur përkohësisht kufizime ndaj importit të frutave me bërthamë nga Maqedonia dhe Serbia, konfirmoi sot Ministria e Bujqësisë në Shkup. Rusia tanimë tre dërgesa të pjeshkave i ka kthyer në Maqedoni për shkak të infektimit nga insektet, por asnjë dërgesë tjetër nuk është kthyer për shkak të infeksionit nga kërpudha monilia. Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë dhe Drejtoria Fitosanitare tashmë i kanë dërguar një letër Shërbimit Federal Rus të Mbikëqyrjes, duke kërkuar që ndalimi të hiqet sa më parë dhe bashkëpunimi të vazhdojë.

Marketing

Për momentin, Sektori për Mbikëqyrje të Inspektimit në fushën e politikës fitosanitare kryen monitorim të intensifikuar të plantacioneve të frutave me bërthamë, me qëllim që të merren mostra dhe për të përcaktuar prezencën e kërpudhës monilia në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe të ndërmerr masa për tejkalimin e saj. Këto aktivitete kanë për qëllim përcaktimin e zonave të lira nga ky organizëm i dëmshëm, me çka do të shmangej vendosja e prezencës së këtij organizmi të dëmshëm, që janë për eksport në Federatën Ruse “- tha Sonja Trpçevska – Jankovska – zëdhënëse e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit me Ujërat./Alsat-M