Rutte në Shkup, potencoi përkushtimin për nisjen e negociatave

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, mbërriti pasdite në Shkup. Kjo është vizita e parë e tij në vendin tonë. Rutte u prit nga zëvendëskryeministri i për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov. Vizita zhvillohet në kuadër të përkushtimit holandez për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Rutte u takua edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Marketing

Lidhur me çështjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Holanda konsiderohet si vend që mbron një “qasje strikte, por korrekte”, e që vazhdimisht insiston para së gjithash në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Shkupi është stacioni i fundit i vizitës rajonale krahas Greqisë dhe Shqipërisë.