Zjarr në një kompani, ka viktima

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në ambientet e zyrës së një depoje për material ndërtimor në Kumanovë. Po hetohen shkaqet e shpërthimit të tij.

Marketing

“Dy ekipe të zjarrfikësve kanë dalë në terren, gjashtë zjarrfikës kanë zënë ambientet e zyrës ku banonte një person. Zjarri ka vrarë një burrë që ka tentuar të shuajë zjarrin, por sipas të gjitha gjasave është mbytje nga tymi dhe njeriu ka ndërruar jetë. Kur ekipet tona arritën në vendin e ngjarjes, njeriu tashmë ishte i vdekur”, tha komandanti i TPPE Kumanovë, Dejan Ilievski.

Zjarrfikësi Stojan Ilievski, përgjegjës për turnin, tha se aktualisht janë duke punuar në shuarjen e zjarrit në objekt.

“Kur arritëm dhoma ishte me tym. Zjarri tani është nën kontroll”, tha Ilievski.