Sa do të kursehet në shëndetësi me heqjen e drejtorëve ekonomik nga Klinikat

Fondi i Shëndetësisë do të kursej të paktën gjysmë milioni euro për një vit nëse ministi i shëndetësisë, Arben Taravari e përmbush premtimin në ditën e parë të punës.

Marketing

Ky kursim është vetëm nga heqja e pozitës së drejtorit organizativ nëpër klinika, sepse përpos tyre nuk do të ketë shpenzime për sekretare, automjete zyrtare, telefona dhe udhëtime jashtë vendit që këta zyrtarë kanë përdorur deri më tani. Taravari njoftoi shkarkimin e menjëhershëm të atyre që janë në detyrë, dhe drejtorët me kontrata menaxheriale do të presin ndryshimet në ligj, ku do të hiqet ky funksion.

“Të hënën nëse unë marr detyrën, 90% e drejtorëve ekonomikë që janë ushtrues detyre do të shkarkohen menjëherë, përveç atyre që kanë kontrata. Menjëherë do të kemi një propozim për ligj në Parlament që të ndryshohet ligji dhe të mos kemi më drejtorë ekonomikë”, paralajmëroi Arben Taravari.

Ky funksion u prezantua në vitin 2007 për të përmirësuar funksionimin e objekteve të kujdesit shëndetësor përmes një nënshkrimi të lidhur.

Marketing