Sa kuadro shqiptare do jenë në kabinetin e presidentes së re?!

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zgjodhi personat e parë në kabinetin e saj.

Marketing

Sekretar i përgjithshëm do të jetë avokati i diplomuar Gjorgji Bozhinov, ndërsa zëvendës i tij gazetari Goran Momirovski.

Ata vijnë në vens të sekretarit të deritanishëm Mile Boshnjakovski dhe zëvendësve të tij Biljana Radeva dhe Toshe Zafirov, që janë shkarkuar nga pozitat e tyre.

Sipas të dhënave të siguruara nga INA si pjesë e stafit profesional të ish-presidentit Pendarovski ishin angazhuar 11 ekspertë të fushave të ndryshme në rolin e këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve. Prej tyre 3 kuadro ishin shqiptarë.

Këshilltar për Siguri Nacionale ishte Blerim Kolalli, i cili ishte emëruar në ate detyrë pas 12 vjetëve angazhim si këshilltar i Misionit të NATO-s në Shkup.

Përpos tij, Luljeta Ademi ishte këshilltare e obliguar për marrëdhënie me personat me nevoja të veçanta, ndërsa si këshilltare e jashtme ishte Besa Arifi. Po ashtu nga ish-presidenti ishte emëruar edhe shefi i Agjencisë për Kundërzbulim, Erolld Musliu.

Marketing