Rreth 0.27 për qind e popullsisë së botës feston ditëlindjen sot, më 29 shkurt.
Edhe pse kjo mund të duket si një numër i vogël, nëse marrim parasysh popullsinë globale prej rreth tetë miliardë njerëzve, do të thotë se ka ende një numër të madh njerëzish që kanë këtë datë të rrallë të lindjes – rreth 21.5 milionë prej tyre.
Përpos që është e rrallë, një ditëlindje më 29 shkurt sjell edhe sfida të veçanta përsa i përket festimit.
Shumë njerëz të lindur në këtë ditë zgjedhin të festojnë ditëlindjen e tyre më 28 shkurt ose 1 mars në vitet jo të brishtë.