Sadiku shënon dy golat e parë në aventurën e tij në Bolivi

11:23 | 9 Maj 2021

Marketing

Armando Sadiku i ka dhënë fund pritjes për gol në ligën e Bolivisë.

Sadiku i cili u transferua në Bolivi në afatin kalimtar të janarit, nuk ka arritur të shënojë gol që nga transferimi i tij në Amerikën Latine, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola duke i tij fitoren skuadrës së tij ndaj San Jose.

Sadiku shënoi në min 22’ dhe 45’ për ti dhënë fund “thatësirës” katër mujore./Lajmi.net/