Saimir Tahiri reagon pas daljes nga burgu: Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë

Pas lirimit nga burgu, Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Marketing

Ish-ministri i Brendshëm shkruan se do të vazhdojë të kërkojë për drejtësinë, siç ka bërë deri më sot.

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot.

Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.

Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe.

Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim! Faleminderit pamase te gjithe!”, tha Tahiri.

Nga sot ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi dhe jo në një nga qelitë e burgut të Kosovës në Lushnje ku po vuante dënimin me 3 vjet e 4 muaj dhënë në muajin shkurt 2022.

Ky është vendimi i marrë sot (2 qershor 2023) nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu e cila pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e Tahirit, pesë muaj më parë.

Kështu Saimir Tahiri u lirua nga burgu një vit e 8 muaj para përfundimit të dënimit “për shpërdorim detyre”.

Shkak për vendimin u bë një raport i mjekësisë ligjore që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.