Salah sulmohet nga komentet negative pas postimit të fotos për Krishtlindje

Mohamed Salah ka publikuar një foto për festën e Krishtlindjeve, ku ai shihet i veshur me kostumin e babadimrit.

Marketing

Për arsye se sulmuesi i Liverpool është mysliman, komentet negative morën gjithë vëmendjen në foton e tij.

Komente të shumta në profilin e Salah ishin në këto lloj forme: “Si një mysliman ju nuk duhet të festoni apo t’i uroni të tjerët për festat e tyre”.

Egjiptiani këto ditë ka qenë nëpër titujt e gazetave më të mëdha botërore pasi që raportohej se nuk ishte i lumtur dhe do të preferonte një transferim në Spanjë.

Megjithatë, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, tha për mediat se ai është në një gjendje të mirë dhe po përgatitet për ndeshjen kundër West Brom më 27 dhjetor.

Këtë sezon, Salah ka shënuar 16 gola në 21 paraqitje për The Reds. Ai zakonisht festimin e golave e bën duke kryer aktin islamik të sexhdes.

Marketing