Sali Berisha: Zoran Zaev, argat i Beogradit!

Pas daljes së audio incizimit ku Zoran Zaev i ofendonte shqiptarët teksa dëgjohej të thotë se “shqiptarët nuk vlejnë 5 para” ka reaguar edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në  faqen e tij në Facebook thotë se Zaev është argati i Beogradit:

Marketing

Ja si ofendon shqiptaret argati tjeter i Beogradit, qe se bashku me Zografin Bis shetisnin me patronin e tyre Vuçiç projektin e Serbise se Madhe si Jugosllavi e Re me emer Minishengen!” ka shkruar Berisha në Facebook.

Në këtë incizim dëgjohet një bisedë ofenduese midis kreut social demokrat me një person tjetër.

Personi i panjohur i thotë Zaevit se “shqiptarët po, jua shkruajnë faturën”, ndërsa Zaev i përgjigjet se shqiptarët nuk vlejnë as për pesë para.

Kur ai e pyet se nuk vlejnë, Zaev ia kthen se shqiptarët nuk vlejnë në tregun e votave dhe se nuk munden me neve.

Në vazhdim mund ta ndiqni incizimin e publikuar.

blob:https://www.facebook.com/86604521-5b74-4964-b2af-d155f4983055