Salihu: Edhe zogjtë në çati e dinë që Danela Arsovska luan për koalicionin partiak VMRO-Aleanca dhe Alternativa

Në opinionin e tij për gazetën ditore “Sloboden Peçat” me titull “Konkursi për Shkupin”, Valon Salihu pyet pse VMRO-DPMNE-Aleanca dhe Alternativa fshihen pas një kandidati “TË PAVARUR”:

Marketing

“Arsyeja e parë është që të manipulohen banorët e Shkupit – ashtu siç i manipuloi Mickoski kur hyri në Këshillin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017 (si bartës i listës), kështu që në vend që të angazhohej, ai dha dorëheqje… Tani opozita ka krijuar alibin e radhës për humbjen që i pret në Shkup. Nëse VMRO-DPMNE nuk ka një kandidat partiak për kryetar në terren, teorikisht as që mund të humbasë. Praktikisht, tani për Mickoskin do të qëllojë një tandem i përbërë prej dy makroekonomistëve të cilët pretendojnë se janë menaxherë të suksesshëm-golashënues (ashtu si Mickoski në vitin 2017) edhe pse deri më tani ata nuk kanë treguar ndonjë interes të veçantë për zgjidhjen e problemeve sa i përket fushës së gjelbër të Shkupit.”

Sipas Salihut, arsyeja e dytë pse koalicioni më i madh i partisë opozitare tani fshihet pas një “kandidati të pavarur” është përpjekja për të manipuluar votat shqiptare por edhe opozitën shqiptare. Kam përshtypjen se tek shqiptarët ende janë të freskëta pamjet e protestave shoviniste ku brohoritej kundër “dygjuhësisë”, kundër “Platformës së Tiranës”, kundër “federalizimit dhe kantonizimit” – protesta nga të cilat VMRO -DPMNE ende nuk është distancuar dhe as nuk i njeh ato si të sajat. Kjo është arsyeja pse kandidatja e VMRO-DPMNE-së që u shpall fillimisht, në mënyrë të paqartë u transformua në “e pavarur”, në mënyrë që ajo të mund të përkrahet më pa dhimbje nga partitë opozitare shqiptare.”

Marketing