Federata Gjermane e Futbollit ka bërë të ditur se Leroy Sane do të largohet nga grumbullimi i “Di Manschaft”, duke e justifikuar këtë vendim për “arsye personale”.
Sane është aktivizuar në pesë minutat e fundit të ndeshjes së luajtur të enjten kundër Francës, por tani nuk do të jetë në dispozicion kundër Perusë të dielën.
22-vjeçari ka patur një nisje të vështirë të sezonit te Manchester City, ku ka humbur vendin e titullarit.
.@LeroySane19 hat in Rücksprache mit Bundestrainer Joachim Löw am Freitag aus privaten Gründen das Mannschaftshotel in München verlassen. Er fällt somit für #GERPER aus. #DieMannschaft pic.twitter.com/ans1VfRVnC
— Die Mannschaft (@DFB_Team) September 7, 2018