Saraj, kryetari Bexheti ndau vendimet e punës për të punësuarat në çerdhen Filizi

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka dhënë vendimet për disa të punësuar në çerdhen e fëmijëve Filizi në Saraj.

Marketing

Në fazën e parë vendime kanë marrë një edukatore dy përkëdhelëse dhe një kuzhiniere.

Sipas Bexhetit kjo është vetëm faza e parë e dhënies së vendimeve të stafit të kësaj çerdhe dhe institucionet tjera të cilat veprojnë në kuadër të komunës së Sarajit.

“Ky është vetëm fillimi i dhënies së vendimeve për të punësuarit në institucionet që veprojnë në kuadër të komunës tonë sepse ne nuk do të ndalemi me kaq por të gjithë të punësuarve me kontratë në vepër do të mundohemi t’u japim vendime pune” ka thënë Bexheti

Bexheti me këtë rast stafit të çerdhes Filizi në Saraj ua ka urua marrjen e vendimeve duke u dëshiruar punë të palodhshme në të ardhmen.

Marketing