Sarrazin për Kurtin: Merre përgjegjësinë dhe zbatoji vendimet

Emisari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, i ka dhënë një porosi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Marketing

Nga studiot e Info Magazines në Klan Kosova, Sarrazin tha se Kurti “duhet t’i marrë përgjegjësitë dhe t’i zbatojë vendimet”.

“E dini, unë jam gjerman dhe tani ne do të mund të bënim një diskutim të gjatë rreth vendimeve ligjore dhe kohës kur janë marrë. Ju e dini që ende jetoj në këto baza juridike, për disa pike që janë bërë në kohën e mbretërisë”, tha Sarrazin në Klan Kosova.

Emisari gjerman porosinë për kryeministrin Kurti, e pati rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, që ia njeh të drejtën e pronës për dhjetëra hektarë./Klankosova