SASHK-u ndërpret grevën, nxënësit nesër kthehen në shkolla

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski, tha se sindikata ka vendosur që të ndërpritet greva në arsim.

Marketing

Ai tha se shpresojnë që do të arrijnë marrëveshje me Qeverinë, dhe se nuk do të duhet që përsëri të aktivizohet greva.

“Jemi të bindur se edhe rrogat do të rritet aq sa kërkojmë dhe janë mundësit, pagesat gjatë kohës së grevës nuk do të shkurtohet, marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen për arsimin fillor dhe të mesme dhe përfitimet që i takojnë si dhe dinamikën e rritjes së rrogës”, tha Nedellkovski, raporton SHENJA.

Ai tha se që nga dita e nesërme nxënësit do të kthehen në shkolla.

Marketing