Takimi Besimi-Bowman: Përpjekjet dhe investimet e përbashkëta do të jenë kyçe për tejkalimin e krizës dhe sigurimin e zhvillimit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH, ofron përkrahje të vazhdueshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut në realizimin e projekteve aktuale, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen në projektet e sferës së energjisë së gjelbër, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Investimet do të kenë rol kyç në periudhën e ardhshme për të arritur rritjen ekonomike. Kriza energjetike, dëshmoi se për tejkalimin e saj janë posaçërisht të rëndësishme përpjekjet dhe investimet e përbashkëta në sektorin e energjetikës, si dhe sigurimin e prodhimtarisë nga kapacitetet vendase.

Marketing

Kjo gjë, u konstatua në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me nënkryetarin e BERZH-it për politikë dhe partneritet, Mark Bowman, Drejtorin e përgjithshëm të institucioneve financiare të BERZH-it, Francis Malige dhe drejtorin e BERZH-it përgjegjës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi.

Ministri i Financave në këtë takim potencoi përkrahjen aktive dhe të përkushtuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me avancimin e përgatitjes dhe implementimit të projekteve prioritare, ku theksoi bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm dhe afatgjatë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe BERZH-it do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Qeveria e RMV-së ndërmerr hapa kyçe në ballafaqimin me ndikimin e krizës së çmimeve dhe krizës energjetike. Në kushte të krizës energjetike, është e rëndësishme që të sigurohen energjensa nga burimet vetanake, përkatësisht të zgjerohen kapacitetet për prodhimitarinë e energjisë elektrike prandaj është e mirëseardhur përkrahja e institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht e BERZH-it.

Pakoja e masave të Qeverisë për përkrahjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive është në vlerë prej 400 milionë eurove. Me qëllim që të zbutet rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe asaj termike, për përkrahjen e EMV-së nga Buxheti u destinuan 10.6 miliardë denarë. Për ruajtjen e likuidtetit të kompanisë, BERZH-i ofroi përkrahje financiare për EMV-në në vlerë prej 100 milionë eurove, që është në procedurë të sigurimit të tyre.

Me përkrahjen financiare të BERZH-it në sferën e infrastrukturës energjetike, janë duke u realizuar projektet për plantacionin fotovoltaik diellor 10 megavat i ndërtuar në minierën e vjetër të thëngjillit në Oslome, fotovoltaikët diellorë 30 megavat në Manastir, si dhe nënstacionin e ri të energjisë elektrike në Ohër.

Gjithahstu, u theksua se gazi natyror është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe nevojitet përkrahje për përmbylljen e kornizës financiare lidhur me interkoneksionin ndërkufitar të gazit me Greqinë, për të cilin tashmë janë siguruar 25 milionë euro nga BEI dhe 12 milionë euro nga granti i WBIF-së. Investimi është në vlerë prej 53 milionë eurove. Së bashku me BERZH-in punojmë edhe në ndërtimin e gazsjellësit Shën Nikollë – Veles dhe Gostivar – Kërçovë.

Në këtë takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut vlerëson përkrahjen e BERZH-it lidhur me rehabilitimin e pjesës lindore të linjës hekurudhore të Korridorit 8, respektivisht për aksin e fundit Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë. Ky projekt është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, nëse e marrim parasysh se është një segment i rëndësishëm i bisedimeve të fundit me palën bullgare. Për realizimin e këtij projekti strategjik, parashihen 152.45 milionë euro nga granti i WBIF-së dhe 60 milionë euro nga IPA, ndërsa pjesa tjetër e nevojshme deri në vlerën 400 milionë euro, do të sigurohet përmes kredive nga BERZH-i dhe BEI.

Gjithashtu, në kuadër të Korridorit 8, u theksua edhe rëndësia e projektit lidhur me ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-kufiri me Shqipërinë, me ç’rast kërkohen mjete financiare. Në ndërkohë, po aq e rëndësishme është edhe përkrahja e BERZH-it në ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, ku nga BERZH-i gjatë këtij viti në muajin qeshor, pritet miratimi për të në mënyrë formale.

Ministria e Financave dhe Qeveria kanë një pikësynim ambicioz për ta përkrahur rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e përshpejtuar. Përpjekjet e tyre orientohen drejt arritjes së normave të rritjes mbi 5%. Plani i rritjes së përshpejtuar, në këtë drejtim ofron përkrahje të koordinuar për nxitjen e investimeve të sektorit publik dhe atij privat në sferat e përcaktuara prioritare, si dhe burimeve të financimit.

BERZH-i është investitori kryesor institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjatë 30 viteve të kaluara ka investuar mbi 2.2 miliardë euro në 159 projekte në vend.

Marketing